Kim Kardashian West ka bërë kërkesë për të qenë ligjërisht beqare dhe për t'ju rikthyer mbiemri i saj i vajzërisë, ndërsa procesi i divorcit nga Kanye West po vazhdon.
Kim dorëzoi dokumentet ligjore të premten, të cilat do ta bëjnë atë ligjërisht një grua beqare nëse nënshkruhet nga një gjykatës, sipas TMZ.
Ndoshta gjëja më interesante është se Kim dëshiron që mbiemri i saj i vajzërisë të rikthehet, që do të thotë të heqi dorë nga West, pavarësisht nga bizneset si KKW Beauty dhe aroma KKW duke përdorur inicialet e saj të mëparshme
Kjo vjen disa orë pasi Kanye iu lut Kim-it publikisht 'të kthehet sërish tek ai', gjatë një koncerti Free Larry Hoover të enjten mbrëma, ku mori pjesë dhe ajo.