Beatrix Ramosaj po vazhdon të jetë cak i medieve dhe të komentohet për çdo veprim brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Ajo është përlotur sërish derisa flet për romancën me Donald Veshajn, duke thënë se ka kohë që nuk ka pasur dikë afër.
Ky moment është shkëputur dhe është ndarë në InstaStory të modeles Oriola Marashit, e cila edhe këtë herë ka vazhduar mbështetjen për miken e ngushtë.
“Të dua zemër T. Do të kalojë edhe kjo”, kanë qenë fjalët e yllit të “Guess”.
Oriola ndërkohë që nga hyrja në BBV ka qëndruar gjithnjë pranë shoqes, duke e përgëzuar e duke e komentuar për çdo veprim.