Në emisionin e fundit të “Fan Club Big Brother Vip” është diskutuar për situatat e ndodhura gjatë javës brenda shtëpisë.
Pjesë e këtij emisioni përmes një lidhjeje direkte ishte edhe motra e Dj Dagz, Aurora Gumnishta, e cila foli për qëndrimin e vëllaut të saj brenda shtëpisë si dhe raportin e tij me Einxhel.
Vajza nga qyteti i Vushtrrisë së Kosovës ra në sy për bukurinë dhe stilin e saj dhe pas ndërprerjes së lidhjes direkte ishte gazetari Flavio Qarri që i kërkoi Dojnës “instagramin” e Aurorës.
Kjo u mor me të qeshura në studio ndërsa ishte Julka Gramo që ia kujtoi gazetarit se ai nuk është single.



