Tha se Donaldi do dalë i humbur/ Romeo thumbon keq Borën, i jep mesazhin e koduar

Mediale Vip

Tha se Donaldi do dalë i humbur/ Romeo thumbon keq Borën, i jep mesazhin e koduar

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 13:25
Donald dhe Romeo Veshaj si dhe Bora Zemani

Teksa Bora Zemani thumboi Donaldin një natë më parë, duket se përgjigjen e ka marrë nga vëllai i tij, Romeo. Ky i fundit ka shpërndarë në Instagram një pjesë shkëputur nga një film shqiptar duke i dërguar një mesazh moderatores.

“Nga 6 veta që ishim atë natë kemi mbetur gjallë vetëm ne të dy. Asnjeri tjetër nuk e di atë ngjarje”, thuhet në pamjet e shpërndara nga Romeo.

Një javë më parë, ai u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke i bërë surprizë të vëllait.

Kur po e këshillonte mbi mënyrën si duhej të sillej, Romeo i kujtoi Donaldit se edhe pse u vu me shpatulla pas murit u tregua burrë duke mos folur.

Kjo deklaratë e tij është interpretuar në media si një tradhti e Borës ndaj Donaldit jashtë Big Brother Vip.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat