‘Më dëgjo mua: Puthe te qafa, pastaj preki shalën’! Si e mësonte Donaldi-Kleidin që të ‘kapte’ Beatrix?

Mediale Vip

‘Më dëgjo mua: Puthe te qafa, pastaj preki shalën’! Si e mësonte Donaldi-Kleidin që të ‘kapte’ Beatrix?

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 15:22
BIG Brother VIP Albania

Beatrix duket se nuk ka qenë në planet e Donaldit kur ajo hyri në BBV.

Fillimisht këngëtarja, ka qenë e preferuara e Kleidit, para se ky i fundit të dilte nga shtëpia.

Kleidi, miku më i ngushtë i Donaldit brenda shtëpisë, pati edhe shansin e një darke me këngëtaren, që sot është e dashura e Donaldit.

Në një nga netët LIVE, Iliri, për të ditur aspektin kohor, e pyeti Donaldin, se çfarë mendonte, kur përgatiste Kleidin për takimin me Trixën. Kjo nuk i pëlqeu aspak Donaldit dhe e quajti pyetjen e Ilirit, lojë të tij.

Mirëpo, çfarë i ka thënë Donaldi Kleidit, para takimit me Trixën. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Donaldi dhe gjithë djemtë e tjerë, e mësojnë Kleidin se si duhet të sillet me këgëtaren. Donaldi i thotë ta puthë në qafë dhe më pas ta prekë nga kofshët dukë u përpjekur të dalë sikur është pa vetëdije.

Gjithashtu, këshilla ka pasur edhe nga Iliri, Sabiani dhe DJ PM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat