Policia shkon në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Mediale Vip

Policia shkon në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 22:52
Banorët e BBV

Sot dukej të ishte një ditë mjaft e ndezur sa i përket debateve në shtëpi.

Banorët janë pozicionuar dhe nëpër cepat e shtëpisë po flasin për njëri tjetrin.

Arjola, nga hera e shkuar duket të ketë ndryshuar shumë duke u kthyer pothuaj kundër të gjithë atyre që nuk i ka në krah si Ilirin, Moniken, Big Mamen dhe Meridianin.

Pjesa tjetër me Donaldin, Einxhelin, Pm&Dagz me pjesën e mbetur janë grupi tjetër.

Por debateve, “kapakun” ja vunë sirenat e policisë ku mesa duket kanë mbërritur në shtëpinë e Big Brother Vip sepse mendohet që disa qytetarë kanë hedhur nga jashtë sende të forta brenda nëpër shtëpi duke dyshuar edhe për fishekzjarrë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat