Stresi: Gjithë kam qenë legjendë, por nuk iu bie mirë që ta pranojnë

Mediale Vip

Stresi: Gjithë kam qenë legjendë, por nuk iu bie mirë që ta pranojnë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:03
Stresi

Reperi nga Shqipëria, Stresi, është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe tani numëron fansa të shumtë.

Ai shpesh ndan postime të ndryshme, nëpërmjet të cilave tenton të shfaq ndonjë shqetësim, ndonjë të re e nganjëherë nuk mungojnë as ‘diss’-et për kolegë.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ka shpërndarë së fundmi një imazh nga palestra, nga i cili përcjell edhe mesazh.

Image
Stresi

“Gjithë kam qenë legjendë, por nuk iu bie mirë që ta pranojnë”, ka shkruar ai megjithëse nuk ka zbuluar se kujt i dedikohet apo se për çfarë bëhet fjalë.

Sido që të jetë, artisti që nga rikthimi nga Londra ka qenë më aktiv në muzikë e më i përfshirë në rap.

E fundit e publikuar nga Stresi mbetet “Jo Jo Jo” në bashkëpunim me Pakufijt dhe që ka mbledhur afro një milion klikime.

Në vijim, reperi ka paralajmëruar edhe prurje të tjera për ta kompletuar vitin 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat