Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi ka pak ditë që është liruar nga spitali.
Ajo ka kryer operacionin në tru dhe e kaloi me sukses.
Përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale ku shihet me kokën e fashuar, Matoshi ka zgjedhur disa fjalë për të falënderuar të gjithë ata që po interesohen për gjendjen e saj.
“Nga brendësia e shpirtit ju jam mirënjohëse e shumë falënderuese, zoti ju rujt e ju dashtë”, ka shkruar aktorja sipër imazhit.