Si çdo të martë ashtu edhe sonte do të mbahet ‘prime’ i spektaklit të Big Brother VIP.
Një befasi e këndshme pritet t’i bëhet banorit, Meridian Ramçaj, i cili është bërë pjesë e garës para disa javësh.
Meridiani është tifozë i kahmotshëm i klubit të Vëllaznisë së Shkodrës dhe mban postin e marketingut në klub.
Sonte në shtëpi pritet të vijnë disa nga futbollistët e Vëllaznisë me të cilët Meridiani është shumë i lidhur.
Gjithçka mbetet të shihet sonte gjatë spektaklit që nisë në ora 21:00.