Këngëtarja Billie Eilish, ka zbuluar se ajo u përball me një tmerr gjatë infektimit me COVID-19 gjatë verës dhe beson se "do të kishte vdekur" nëse nuk do të ishte e vaksinuar.
“Kur them se ishte keq, më shumë dua të them se u ndjeva tmerrësisht shumë keq. Por realisht, mendoj se vaksina më ndihmoi shumë. ”
Eilish tha se ajo ende po përjeton simptoma afatgjata të COVID.
“Unë nuk vdiqa, por ende më ka lënë disa gjurmë. Ishte e tmerrshme”, tha Eilish. “Kam ende efekte anësore. Isha e sëmurë për gati dy muaj.”
Diagnoza e saj erdhi pasi ajo publikoi albumin e saj të fundit, "Happier than Ever,", në fund të korrikut.