Pas suksesit në aktrim, Brad Pitt është gati të përfshihet në industrinë muzikore.
Ylli i Hollywood raportohet se është bashkuar me producentin muzikor, fitues të Emmy, Damien Quintard për të rihapur Miraval Studios në Francë.
Studioja muzikore, e cila u ndërtua në vitin 1977 nga pronari i atëhershëm i Château Miraval, Jacques Loussier, nuk ishte në përdorim për dy dekada derisa Pitt dhe Quintard vendosën të rinovojnë hapësirën që muzikantët të prodhojnë muzikë.
Në një deklaratë për shtyp, Quintard tha se vendosën menjëherë kur ai dhe Pitt u takuan në Paris.
“Ishte thjesht një moment kur ne folëm. Isha i habitur se sa i ndjeshëm dhe i saktë ishte ai në analizën e tij për muzikën”, u shpreh ai.
Studioja muzikore e rinovuar do mbajë pjesën më të madhe të pajisjeve të saj të regjistrimit të integruara në një mjedis modern, për një tavolinë të projektuar personalisht nga Pitt dhe Quintard.