Mbrëmë përsëri Donaldi u vu në pozitë të vështirë.
Pothuajse shumica e banorëve në shtëpinë e BBV-së iu kthyen keq Donaldit gjatë spektaklit të mbrëmshëm.
E pas atyre debateve të ashpra mbrëmë, nuk i ka ikur edhe vëllait binjak të Donaldit, Romeos. Romeo ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.
Në foto shihet një luan i vetëm përball një tufe me hiena.
Si duket aktori këtë foto ia ka dedikuar vëllait të tij, ku ai është luani dhe pjesa tjetër e banorëve janë hienat.
Romeo pak javë më parë ka surprizuar Donaldit ku më pas kanë luajtur një lojë me banorët.
Gjithashtu Romeo është duke e menaxhuar faqen e Instagramit të Donaldit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/15/auto_auto_rome16395896281639602321.png)