Noizy ka postuar për herë të parë pas raportimeve me të cilat nisi dita e sotme ku u bë e ditur se reperi është ndaluar natën në pikën kufitare në Vërmicë dhe është shoqëruar në stacion policor.
Duke mos thënë asgjë ai e ka thënë gjënë më të rëndësishme – mesazhin se tashmë është liruar.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës dhe bëhet me dije se reperi u lirua vetëm pasi pagoi gjobën prej 2 mijë eruosh.
Është raportuar se reperi ka paguar gjobë kundrejt fitimit të lirisë për një prej çështjeve për të cilën duhej të mbante disa ditë burg.