Kanye West ka surprizuar sërish me deklaratën e tij teksa është shprehur se do të mbetet i pastrehë pasi po i kthen të gjitha pronat e tij në kisha.
Reperi amerikan tha se shoqëria po vritet nga “sundimi kapitalist” duke shtuar: “Është koha për ta ndryshuar këtë”.
Ai tha se do të mbetet i pastrehë pas një viti pasi do t’i kthejë të gjitha shtëpitë në kisha.
“Ne po e bëjmë këtë jetimore dhe do të jetë një vend ku çdokush mund të shkojë. Duhet të jetë si një komunë artistësh. Ushqimi duhet të jetë gjithmonë i disponueshëm.”, tha ai.
Kohët e fundit është raportuar se reperi po planifikon të ndihmojë të pastrehët në Los Anxhelos duke ofruar arsimim dhe strehim për ata që kanë nevojë.