Noizy pushtoi mediat sot me lajmin se është shoqëruar nga forcat e rendit në komisariat në pikën kufitare në Vërmicë. Ai është lënë i lirë më tej gjatë ditës dhe Who ka zbuluar ekskluzivisht arsyen e arrestimit.
“Arsyrja ka qenë për çështjen e vjetër të ngatërresës në një nga hotelet e Prishtinës. Një gjobë e papaguar për të cilën as nuk jam lajmëruar, as informuar, as nuk isha në dijeni. Zero lajmërim”, është shprehur reperi.
Kujtojmë se në 2016-ën, Noizy pati një sherr në parkingun e një hoteli në Prishtinë.
Asokohe lajmi bëri bujë në media rozë pasi grupi OTR dhe BabaStars u përfshinë. Noizy madhe kishte mbetur i plagosur në këmbë.
Gjithsesi, më vonë të dy grupet i kanë lënë pas mëritë.