Aktori, Leonardo DiCaprio ka zbuluar një ndodhi interesante që ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Don’t Look Up”, ndërsa ai ishte hedhur në ujë të ngrirë për të shpëtuar dy qenët e tij.
Këtë DiCaprio e ka zbuluar gjatë një interviste për emisionin “Around the Table” të Entertainment Weekly, ndërsa ka thënë se qentë e tij të quajtur Jack dhe Jill, i takojnë racës huski.
“Në thelb, ata të dy ranë në një liqen të ngrirë,” tha DiCaprio, 47 vjeç. "Nuk e kuptova se çfarë bëni në një liqen të ngrirë”, shtoi ai.
Bashkë ylli i filmit Jennifer Lawrence më pas e ndërpreu DiCaprion për ta ndihmuar të tregonte historinë, duke thënë se: “Një nga qentë ra brenda dhe ai u hodh në liqenin e ngrirë për të shpëtuar qenin”.
Aktori fitues i Oscar tha se qentë e tij “nuk e kuptuan konceptin e një liqeni të ngrirë” për shkak të faktit se ata jetojnë në Kaliforni.