Aktorja kosovare pak nga pak po e merr veten pas operacionit në tru.
Adriana Matoshi e kaloi këtë sfidë me përkushtimin e madh të familjarëve të saj gjithashtu edhe të gjithë ata që e duan,.
Partneri i saj, Keith ka qenë ndër ata i cili qëndroi me të në momentet e saj të vështira.
Tutje pas operimit, ai e ka befasuar me një dhuratë teksa Adriana e ka falënderuar duke shkruar: ” Faleminderit i dashur për befasinë e ëmbël”.
Theksojmë se, deputetja e Kuvendit të Kosovës duket më mirë dhe pothuajse është shëruar krejtësisht.
Kujtojmë se, Adriana Matoshi u operua për herë të dytë pas rikthimit të tumoreve në tru.