Engin Hepileri me një mesazh sensibilizues kundër dhunës ndaj grave

Mediale Vip

Engin Hepileri me një mesazh sensibilizues kundër dhunës ndaj grave

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 08:08
Engin Hepileri

Engin Hepileri, i cili na sjell ndërmend serialin “Dashuri dhe Sekrete”, ka tërhequr vëmendjen me personazhin e interpretuar në projektin e fundit ku mori pjesë.

I ndikuar nga subjekti i trajtuar aty rreth problemeve të martesës, aktori ka dhënë mendimin e tij dhe ka përcjellë një mesazh sensibilizues për dhunën ndaj grave.

Përmes një fotoje të publikuar, lidhur me personazhin të cilit i dha jetë u shpreh se ishte detyra e tij ta portretizonte atë, në mënyrën më të mirë të mundshme, si një aktor profesionist, pavarësisht faktit se ndodhej i pozicionuar në rol antagonist.

Engin shkruante se edhe pse burrat e dhunshëm janë të fshehur, e vërteta e hidhur është se ata ndodhen kudo dhe në çdo kohë. Gjithashtu ai ka folur edhe rreth fenomenit të dhunës duke u shprehur se,  ‘Ndoshta ka ardhur momenti të kuptohet serioziteti i situatës ku dhuna nuk mund të fshihet në vazhdimësi.

Kjo plagë e ndjeshme sociale, thellohet gjithmonë e më tepër, ndaj duhet që vetë shoqëria të reagojë ndaj saj’ është shprehur aktori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat