Jo rastësisht njihet si këngëtarja e sukseseve.
Vetëm 5 muaj pasi lansoi projektin me Noizyn i cili u shndërrua në super hit, këngëtarja vendosi të godasë sërish.
“Mi amor” është bashkëpunimi i saj i cili arriti 60 milionë shikime në youtube.
E për ta thyer këtë rekord Dhurata ia ka lëshuar radhën këngës së re të cilën e lansoi dje.
“Criminal” është kënga e Dhuratës e cila arriti të kap 1 milionshin për një ditë.
Ndryshe, “Zemër”, “Only You”, “Harrom”, “Mi Amor” janë vetëm disa nga hitet e këngëtares.