Nuk pritej, edhe Beniada acarohet në Big Brother

Mediale Vip

Nuk pritej, edhe Beniada acarohet në Big Brother

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 16:48
Beniada dhe Monika

Ditën e djeshme është acaruar debati mes dyshes së Big Brother.

Monika dhe Beniada i kanë ngritur tonet e zërit në dhomën e ndjenjës njëra-tjetrës.

Në momentin kur të gjithë banorët kanë komentuar ngjarjet më të bujshme në shtëpi, Beniada i ka kërkuar Monikës të mos imitojë askënd.

Monika nuk ka qëndruar e qetë teksa ka bërtitur duke e pyetur se çka ka qenë duke bërë.

“Turp të kesh”, i është drejtuar pak më vonë Beniada e nervozuar Monikës.

Ndryshe, ky debat i Beniadës ishte i papritur sepse ajo njihet për qetësinë e saj dhe pothujase çdoherë krijon atmosferë pozitive brenda shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat