Dyshja siç duket kanë përmirësuar raportin.
Veprimi i fundit i Arjolës drejt Donaldit shtoi këto dyshime.
Teksa, po qëndronin në oborr, Arjola i ndez një cigare Donaldit i cili edhe e falënderon.
Gjithashtu, Arjola bisedon edhe me Beatrixën e cila shprehet se nuk ka pasur asgjë kundër saj, po ashtu i komenton edhe disa veprime të Donaldit.
Kujtojmë se, Arjola dhe Donaldi në dy puntatat live kanë pasur debate të ashpra, shkak i situatave të ndryshme brenda në shtëpi.
Megjithatë, banorët i kanë zbutur paksa raportet mes tyre e këtë e vërteton edhe veprimi i fundit.
Shiko videon nga minuta e 2:40: