Ashtu si një pjesë e estradës shqiptare, edhe Enca këtë kohë festash ka nis pushimet jashtë Shqipërisë.
Këngëtarja e njohur ka udhëtuar drejt Parisit për të kaluar festën e Krishtlindjeve dhe nga atje nuk kanë munguar as imazhet atraktive.
Enca u shfaq elegante e veshur në fustan ngjyrë bul nga materiali saten, e në të cilin ekspozoi gjoksin dhe format e trupore.
Me grim të theksuar dhe aksesor, Enca dukej si përherë tejet aktraktive dhe në të njëjtën kohë provokuese.
“Gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar Enca sipër imazhit që ndau me ndjekësit në Instagram.
Kujtojmë që vitin që po lëmë pas këngëtarja ka qëndruar larg aktiviteteve muzikore, por nuk kanë munguar këngë të reja dhe projekte nga ajo.
“Suavele”, mban titullin videoklipi i saj i fundit që u publikua në korrik të këtij viti dhe deri tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në YouTube.