Sonila Meço flet për marrëdhenien me Balinën

Mediale Vip

Sonila Meço flet për marrëdhenien me Balinën

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:52
Balina Bodinaku, Sonila Meço

Gazetarja Sonila Meço ka marre pjesë në dy spektakle të “Big Brother VIP” në rolin e opinionistes, pasi opinionistja e përhershme Balina Bodinaku pati mungour si rrjedhojë e disa problemeve lidhur me gjendjen shëndetësore.

Në një prej netëve ku Meço komentoi, u diskutua marrëdhënia e Donaldit me Beatrix, për të cilët Balina reagoi duke thënë se e trajtuan si gjyq moralist.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sonila Meço i është përgjigjur deklaratës duke thënë se ka të drejtën e saj për të dhënë mendim, megjithatë e ka mikeshë.

Ndër të tjera, tregoi një histori rreth kohës kur ishin bashkëprezantuese në një program televiziv.

Sonila Meço: “Në vitin 2009-2010, kemi bashkëprezantuar të dielën shqiptare. Më kujtohet që ka qenë një vit i bukur dhe i vështirë. Programi ishte të dielën dhe dilnin suplemente që ngacmonin shumë fort.

Ndonjëherë na vendosin mua dhe Balinë në një mikroskop për të shpjeguar gjithçka për mua e Balinën, jo po plastika, gjë që nuk na shqetësoi. Balina në të drejtën e saj e ka parë nga shtëpia, e konsideron si një gjyq. Unë Balinën e kam mikeshë.

Ishte kënaqësi që t’i përgjigjesha ftesës speciale, nuk ka shanc as bazë krahasimi mes meje dhe Balinës.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat