Mbrëmjen e kaluar në “Sheshin Skënderbej” është organizuar koncerti dedikuar Krishtlindjes. Mes atyre që performuan ishte edhe Fifi, e cila me një një postimi në Instagram e ka quajtur këtë performancë si fitoren më të madhe.
Gjatë performancës së saj, Fifi u përlot në skenë dhe rrëfeu ndjesitë teksa shkruante këngën “Diell” brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
“Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë e thyer edhe shumë e lënduar. E kisha menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dalë nga kjo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar”, tha Fifi.
Kënga ‘Diell’ është momentalisht ndër më të suksesshmet dhe numëron mbi 10 milionë klikime. Publiku e këndoi bashkë me Fifin këtë këngë mbrëmjen që shkoi.