“Bllok kudo”/ Einxheli dhe Donaldi tregojnë se njiheshin jashtë. Ja përse ata nuk flisnin me njëri-tjetrin

Mediale Vip

“Bllok kudo”/ Einxheli dhe Donaldi tregojnë se njiheshin jashtë. Ja përse ata nuk flisnin me njëri-tjetrin

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 09:43
Einxhel Shkira dhe Donaldi

Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj, kanë treguar për herë të parë gjatë një bisede me banorët në oborrin e “BBV”, se njiheshin jashtë por nuk flisnin për shkak të një hatër mbetjeje që kanë pasur.

Ilir Shaqiri është shprehur se moderatorja që kur ka ardhur në shtëpi, ka mbajtur anën e aktorit.

Por Einxhieli, i hodhi këto fjalë poshtë kur tregoi se nuk ka hyrë më qëllimin për t’i dalë kundër balerinit dhe për të mbajtur krahun e Donaldit, pasi ata nuk flisnin jashtë.

Pjesë nga biseda:

Einxheli: Unë nuk kam hyrë për të sulmuar ty asnjëherë më qëllim dhe po ta them se ai e di shumë mirë. Unë dhe Donaldi jashtë kësaj shtëpie nuk flisnim, si mendon ti që unë kam ardhur për t’i mbajtur krahun atij dhe për të sulmuar ty? Jashtë më kanë pyetur kush janë dy njerëzit që njeh dhe nuk flet dhe kam thënë Fifi dhe Donaldi.

Donaldi: Dhe realisht, jashtë kemi një muhabet tonin që ne jemi prishur për relata pune dhe na ka ngelur qejfi me njëri-tjetrin për disa gjëra, bllok kudo, ajo ka ardhur këtu dhe ti i ke thënë Donaldina direkt, si mund të bëhet ajo me mua dhe pse, sepse tu kthye kundra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat