Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha është njëra ndër banoret më aktive në shtëpi, ku vazhdimisht krijon debate të ndryshme.
Të premten, ajo pati një debat të ashpër me këngëtaren shqiptare, Big Mama, pasi sipas saj kjo e fundit e kishte sharë atë në gjuhen serbe, teksa kjo e fundit kërkoi që të largohej menjëherë nga shtëpia, kërkesë kjo që u plotësua.
Gjatë ditës së djeshme, Antonela ka ofenduar banorin nga Kosova, Arbër Gumnishtën të njohur me nofkën “DJ Dagz”.
Pas një debati ditën e djeshme me Einxhel Shkirën, Antonela u ndje keq që Dagzi mbajti anën e Einxhelit e jo të sajën.
“Arbëri është tipik i atyre meshkujve që shkojnë pas b***** së gruas”, tha Antonela e revoltuar në një bisedë me blogeren, Sarah Berisha dhe modelen, Beniada Nishani.