Mbrëmjen e djeshme, Donald dhe Beatrix kanë biseduar me njëri tjetrin për çështjen e besimit. Këngëtarja tha se e ka të vështirë të besojë tek njerëzit, ndërsa Donaldi i tha se nuk i pëlqejnë njerëzit që nuk besojnë pa patur një arsye.
Prej ditësh duket se marrëdhënia e tyre është krisur dhe janë në mëdyshje për të ardhmen e lidhjes që ka lindur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Beatrix: Unë e kam shumë të vështirë të besoj te njerëzit.
Donaldi: Po nëse çdo gjë është në rregull ti nuk beson?
Beatrix: Nuk e di.
Donaldi: Unë nuk i kam qejf njerëzit që nuk besojnë kot.
Beatrix: Thjesht dua të arrij në një pikë që jam 100 përqind e sigurt.