Ronela Hajati konkurron në Festivalin e RTSH-së me këngën “Sekret” dhe është pretendente për çmimin e parë.
Ajo performoi të hënën në natën e parë të Festivalit të Këngës, ku ndezi skenën.
Ish i dashuri i saj, Young Zerka ka treguar se kë nga artistët mbështet dhe nuk është Ronela Hajati.
Këngëtari postoi në rrjetin e tij social Instagram një foto të Kastro Zizo, duke treguar se është ai konkurrenti që mbështet në Festival.
Kujtojmë që Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë çift për 5 vite por i dhanë fund lidhjes gati 1 vit më parë.
Ndërkohë artisja është një nga emrat më të përfolur për të fituar Festivalin e Këngës, së bashku me Alban Ramosajn.
