A ishte shenja pas shpinës së Beatrix një sinjal për Bora Zemanin? Donald Veshaj shpjegon gjestin e shumë komentuar

Mediale Vip

A ishte shenja pas shpinës së Beatrix një sinjal për Bora Zemanin? Donald Veshaj shpjegon gjestin e shumë komentuar

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 14:52
Donaldi, Beatrix dhe Bora

Aktori Donald Veshaj i ka dhënë fund thashethemeve që kanë qarkulluar prej disa ditësh në rrjet, në lidhje me një gjest të tij brenda shtëpisë së Big Brother, që është lëxuar si një shenjë për moderatoren Bora Zemani, me të cilën ai ka pasur një lidhje romantike e cila ka përfunduar disa muaj më parë.

Gjatë spektaklit të së martës, Donaldi sqaroi se shenja që ai ka bërë, dhe tha se e bën shpesh, lidhet me ‘’Spiderman’’, personazh shumë i preferuar për të.

‘’Tani po e kuptoj përmasat që ka marrë ky format, unë jam adhurues i filmave ‘Marvel’ dhe ‘Spiderman’ është personazh shumë i dashur për mua’’,- sqaroi ai.

Edhe Einxhel dhe banorë të tjerë ndërhynë për të theksuar se kjo është një shenjë që Donaldi e bën shpesh.

Ajo që ngriti më shumë dyshimet ishte fakti se Donaldi këtë shenjë kaq të komentuar e kishte bërë pas shpinës së Beatrix Ramosajt, vajzën me të cilën ai ka krijuar një lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat