Ai është një reper i njohur e mjaft atraktiv me një super stil.
Ky është Big Papi e mësojmë se ka qenë pak ditë më parë i ftuar në shtëpinë e madhe të shqiptarëve në diskotekën Rinora 4.
Në fotot që ne i kemi siguruar shohim se si reperi e ka ndezur fort skenën me hitet e tij ku nga publiku është pritur mjaft mirë.
Në fakt vetë reperi falenderon shumë publikun por edhe pronarët dhe menaxherët e këtij super ambienti për përkrahjen që gjithmonë u japin artistëve shqiptar në Diasporë.
E si e ka ndezur dhe si ka qenë atmosfera në momentin që reperi Big Papi ishte në skenë më se miri e tregojnë fotot.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/30/auto_267362375_343265297260772_262279151524959055_n1640866022.jpg)