Lily Gnimavo, modelja 23-vjeçare që prej 7 muajsh jeton në Shqipëri, ka folur sot në Ftesë në 5 për jetën e saj.
Pjesë e disa video-klipeve të njohur si dhe pjesë e kastit të serialit “Snob”, Lily tregoi se arsyeja që la Holandën për Shqipërinë ishte dashuria.
E pyetur për komplimentet më të shpeshta që merr nga djemtë shqiptarë, Lily tha: “Zemër, shpirt, bukuroshe, bisha, yll”.
Ndërsa me sinqeritet pohoi se nuk e ka fort idenë se ç’ do të thotë “bisha”.