Në një bisedë me Sarën,ajo është shprehur se nëse do të ishte jashtë shtëpisë ajo nuk do të kishte pasur asnjë marrëdhënie me Dagz.
“Unë e kam thënë që jashtë me Dagzin nuk do isha marrë kurrë.
Në fillim do të kisha menduar nuk është tipi im, edhe kur ta kisha njohur që në acarimin e parë që do të kishte bërë s’do i kisha folur fare, kurse këtu brenda nuk ekzistion mundësia të mos i flasësh.
Unë ngrej një pikëpytje të madhe tek vetja ime nëse kjo gjëja që unë ndjej është sepse jam e mbyllur apo realisht unë mund të shkoj edhe jashtë me këtë personin.
Nesër unë mund të dal edhe mund të mos e pëlqej në dy, tre situata”, tha Einxhel.