Bashkëshorti i Hueyda El-Saied ka qenë i rezervuar për të folur publikisht pas ndarjes së saj nga jeta pak javë më parë.
Por këtë fundvit, Thierry zgjodhi të bënte një urim për të gjithë nga Instagrami i Hueydës.
“Dashuria jonë Hueyda është përgjithmonë në zemrën tonë, kështu që nga thellësia e saj, familja jonë e bukur ju uron gjithë të mirat për vitin e ri”, -shkruan ai, përkrah një fotoje familjare me Hueydën dhe Gabrielin e vogël, duke shtuar më pas edhe një urim në shqip. “Gëzuar Vitin e Ri 2022. Gabriel & Thierry!”
Hueyda u nda nga jeta në muajin nëntor, pas një beteje me një sëmundje të rëndë, të cilën ajo zgjodhi të mos e tregonte publikisht.