Natën e ndërrimit të viteve, vëllai i madh ka vendosur të surprizojë Einxhel, Arjolën dhe Sarën me një videomesazh nga familjarët e tyre.
Prindërit e vajzave janë shfaqur në ekranin e madh ne oborr, duke festuar rreth tavolinë e duke uruar më të dashurat e tyre për Vitin e Ri.
Fjalët e tyre kanë mjaftuar që të treja vajzat të lotojnë duke e ndjerë mungesën edhe më shumë në një natë si 31 dhjetori.
Mbrëmja ka kaluar mes bisedash e një feste të madhe në oborr.
Ndërsa mbrëmjen e sotme spektakli i Big Brother Vip do të nisë në orën 20:00 dhe ndryshe nga cdo puntatë e mëparshme do të jetë më e gjatë e do të ketë shumë surpriza.