E papritur! DJ Dagz takoi motrën, por refuzoi pyetjet për Einxhel

Mediale Vip

E papritur! DJ Dagz takoi motrën, por refuzoi pyetjet për Einxhel

Më: 2 janar 2022 Në ora: 07:45
DJ Dagz takoi motrën

Dj Dagz është banori i rradhës i cili ka marrë një surprizë nga “Vëllai i Madh”.

Arbri ka takuar mbrëmjen e djeshme idhullin e tij, motrën e vogël Aurora.

Teksa janë përlotur dhe përqafuar, Aurora e ka nxitur vëllain e saj që të shijonte këtë eksperiencë dhe I ka bërë me dije se do të ketë mbrapa atë dhe të gjithë familjen.

Duket se dyshja kanë një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa DJ Dagz ka treguar se e kishte pritur këtë surprizë prej kohësh për shkak të largësisë që kanë patur me njëri-tjetrin.

Ndër të tjera kur Arbana e ka pyetur Aurorën për Einxhel, vajzën me të cilën ky i fundit ka një raport më të ngushtë brenda shtëpisë, Arbri ka refuzuar që kjo pyetje të bëhet, duke e ndaluar këtu bisedën.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat