Antonela Berisha ishte një ndër banoret VIP më energjike, por disa situata sipas saj e penalizuan, sidomos kjo e fundit me Big Mamën.
Mirëpo ka patur edhe shumë situata që ajo do i mbajë mend gjatë dhe e ka cilësuar si një ndër më të bukurat e jetës së saj.
Në një shkrim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, Antonela ka bërë një listë plot me falenderime për njerëzit që i qëndruan afër dhe për publikun.
Por gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, shumë të njohur të saj kanë dalë me deklarata të ndryshme që Antonelës nuk i kanë pëlqyer dhe e ka një status për ta.
