“Big Brother” zyrtarizoi spektaklin e së shtunës për të shtyrë finalen e tij.
Ky vendim i ka vënë banorët në dilemë nëse do ta përballojnë apo jo edhe disa javë izolim.
Për t’i ardhur në ndihmë, “Vëllai i Madh” ka mundësuar që ata të ndjekin dhe mendimet e njerëzve më të dashur të tyre.
Në orare dhe mjedise të ndryshme të shtëpisë banorët kanë ndjekur videomesazhe nga familjarë apo njerëz të zemrës.
Këtë mbasdite ishte rradha e Beatrix të surprizohej nga dedikimi i nënës së saj.
“Shijoje këtë eksperiencë ashtu siç je e brishtë dhe e sinqertë. Mos i merr gjërat aq serioze sepse nuk janë. Vazhdo nëse dëshiron, ke përkrahjen tonë”, - i tha ajo.