Morena Taraku përfundoi vitin e kaluar pa ndonjë projekt të madh.
Ndërsa për vitin që hymë nuk dihet nëse do të prezantojë diçka të re në skenën muzikore, këngëtarja e njohur ka vendosur të tregojë se “cila është kafsha më e rrezikshme në botë”.
“Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur”, ka shkruara ajo krahas fotos ku shfaqet si gjithmonë elegante.
Me transformimin e saj të jashtëzakonshëm ndër vite, ajo e nisi karrierën si Miss, me kurorën e fituar në “Miss Kosova 2010” për të depërtuar më vonë në botën e muzikës dhe modës.
Ndër këngët e saj më të njohura janë “Off”, “My Love”, “Lule”, “Amore”, “Ki me bo”, “Inat”, “Shlif”, “Bad Girl”, “Alexander” dhe “F’... Your Location”, në të cilën ajo përdorë fyerje të shumta.