A është Egzona ish e dashura e DJ Dagz?

Mediale Vip

A është Egzona ish e dashura e DJ Dagz?

Më: 5 janar 2022 Në ora: 07:47
Egzona Rafuna

Nga pesë banorët që kanë hyrë sonte në shtëpinë e Big Brother Albania VIP është edhe Egzona Rafuna

Egzona, që ka një kohë të gjatë që është prezantuese e emisioneve të showbizit në RTK është njëra prej tyre.

Por, debati është zhvendosur nga një personalitet tjetër jashtë shtëpisë që ka thënë se DJ Dagz ka pasur një lidhje dashurie me një gazetare jashtë shtëpie.

E ajo është Fiorentina Halili e cila ka thënë se gazetarja është ish e dashura e DJ Dagz.

“Se mos i fusni Dj Dagz atë ish-n e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se DJ Dagz është duke e shijuar në maksimum një dashuri të re në shtëpi, atë me Einxhel Shkirën.

Para dy muajve, para se DJ Dagz ishte përfolur për këtë lidhje nëpër mediat kosovare, por që Dagz kishte shprehur interesimin vetëm për dy banore në shtëpi, Einxhelin dhe Beatrix dhe kishte deklaruar që është single.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat