Ronela Hajati është një nga yjet e showbizit që njihet për drejtpërdrejtshmërinë e saj.
Nuk janë të rralla rastet kur këngëtarja iu përgjigjet ofendimeve të fansave nëpër komente në rrjetet sociale.
Kështu ka ndodhur edhe në fotografinë e fundit të saj ku ajo shihet e veshur me një palë rroba vjollce.
Njëri nga komentuesit e ka quajtur “lop hollandeze”, artistën, ndërsa kjo ia ka kthyer me të njëjtën monedhë duke e quajtur “gomar shqiptar”.
Ronela Hajati së fundmi ka fituar Festivalin e RTSH-së dhe kështu ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
