Banorëve të BBVip ditën e sotme iu dha mision të imitonin disa nga emisionet e Top Channel. Me shaka, Donaldit iu tha që mund të prezantonte emisionin "Përputhen" duke i kujtuar atij marrëdhënien me Bora Zemanin.
Por, Donaldi u largua duke thënë se nuk është mirë ta fusin në këto gjëra pasi nuk di se si do interpretohen gjërat jashtë.
“Donaldin mos e fusni aty ju keqen. Ku e di unë si janë gjërat jashtë aman të keqen”, tha ai.
Por Beniada u përpoq ta qetësonte duke i thënë se janë histori të kaluara.
“Po patjetër o patjetër por nuk dua të mërzis njerëz jashtë“, tha Donaldi.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.