DJ Dagz dhe Einxhel kanë kaluar mbrëmë disa orë në xhakuzi.
Çifti i ri i Big Brother VIP kanë kaluar momente intime në xhakuzi mbrëmë brenda shtëpisë së BB.
Në spektaklin e së martës, çiftit i janë komentuar disa momente që kanë pasur së bashku.
Ata kanë folur edhe për puthjen e tyre të parë, për të cilën Einxhel kishte thënë se erdhi pasi që kishte pirë dhe turpërohej pasi që ka deklaruar se nuk dëshiron të bëjë publike këtë pjesë të saj.
Por pas spektaklit, çifti Dagz-Einxhel kanë vazhduar të qëndrojnë afër njëri-tjetrit duke shkëmbyer edhe puthje të tjera.
Kujtojmë se DJ Dagz ka deklaruar se e kupton karakterin e Einxhel, andaj edhe nuk dëshiron t’i bëjë presion rreth çështjeve që ajo nuk dëshiron të diskutojë.