Me një postim në rrjetet sociale, Anxhelina Ramosaj ka treguar mbështetjen e saj ndaj Beatrixës, të cilën e ka vajzë të tezes.
“Shpirt i bardhë”, ka shkruar ajo krah fotove të Beatrix.
Megjithatë këngëtarja është ndeshur në mesazhe me një adresë e cila i shkruante: “Në qoftë se është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra, meqë paska mbetur bardhësia tek ajo”.
Këto fjalë e kanë nervozuar Anxhelinën, e cila ka publikuar bisedën duke zbuluar dhe përgjigjen e saj.
“Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur, të pastë zoti në dorë”, ka shkruar Anxhelina.
Kujtojmë se të mërkurën familja e Beatrixës ka reaguar me një shkrim përmes llogarisë së saj në Instagram, rreth paragjykimeve në rrjetet sociale se ajo po qëndron në shtëpi vetëm për shkak të Donaldit, me të cilin ka nisur një lidhje.