Pas ditës së djeshme ku Monika dhe Arjola ‘ironizonin’ Ilirin tashmë rolet ndërruan.
Iliri dhe Arjola kësaj radhe kanë ‘ironizuar’ me Monikën,.
Gjithë kjo kishte të bëjë me pilotin që asaj i bëri një surprizë me parashutë.
Për një moment Arjola në të qeshur e tha se Monika dhe piloti me datën 14 shkurt bashkë, e kjo gjë e shtyu Ilirin të bëj një pyetje.
Iliri e pyeti Arjolën: A shkon në finale Monika, pasi po thua 14 shkurt i bie që të shkoj në finale.
Arjola këtë nuk e vuri në diskutim dhe ajo ishte e sigurt që një gjë e tillë do të ndodhë.
Monika, Iliri dhe Arjola janë pjesë e BBV-së që nga dita e parë.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.