Këtë pasdite, në emisionin e rradhës së “Për’puthen” u diskutua takimi i Brunos dhe Florjanës, takim ky, që ishte i pari midis tyre.
Edhe pse Florjana e ka shprehur hapur pëlqimin që ka patur nga ekrani për konkurrentin, duket se takimi i tyre nuk shkoi sipas pritshmërive të menduara.
Konkurrentja u tregua e ashpër dhe distante me komentet në takim, gjë e pranoi dhe vetë në studio.
Ajo vetë refuzoi të fliste për të shkuarën, ndërkohë që pyeste Brunon për lidhjen e tij më të gjatë.
Bruno: Pse je e stepur para kamerave?
Florjana: Nuk jam mësuar akoma. Ose kur dua të flas, flasin të gjithë dhe them mirë.
Konkurrenti e pyet nëse do të dijë diçka nga ai, duke vënë në dukje se takimi nuk po shkonte mirë.
Bruno: Ke ndonjë kureshtje për mua?
Florjana: Jo, kështu nuk vazhdohet… (dhe më pas kërkon që pjesa të mos transmetohet)
Bruno me ironi e quajti montazhiere dhe e pyeti se çfarë e mundonte.
“Ideja është ti të më ndihmosh”- tha Florjana, që po ndihej në siklet, ndërsa Brunon e acaroi më shumë shprehja që ajo përsëriste vazhdimisht, duke e quajtur “mor shok”.
Ndërkohë që u vu re durimi i paparashikuar i Brunos, ajo i kërkoi falje konkurrentit dhe tha se në një takim të dytë do të rregullojë gabimin.