Me platforma transmetimi të muzikës si Spotify dhe iTunes shitjet e incizimeve në format fizik vetëm sa janë zbehur së tepërmi viteve të fundit.
Mirëpo shitjet e CD-ve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për befasi vitin e kaluar shënuan rritje pas 17 vjetësh.
Më meritorët për këtë rritje janë aktet muzikore si Adele, BTS dhe Taylor Swift.
Sipas të dhënave nga MRC Data, rritja e shitjeve të CD-ve ka qenë 1.1 për qind për dallim nga 2020-ta, pasi janë shitur 40.59 milionë albume krahas 40.16 milionë sa ishin shitur nëj vit më parë.
Ka qenë Adele ajo që ka shitur më së shumti vitin e kaluar, gjithsej 900 mijë kopje, e pasuar nga Taylor Sëft dhe BTS.