Ajo vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore shqiptare.
Po flasim për këngëtaren bukuroshe Edita Gashi e cila e mbylli vitin jo me një por me disa projekte vërtetë të bukura muzikore të cilat ishin pjesë e xhirimeve festive.
Ajo solli një potpuri mjaft interesante punuar nga Egzon Bajraliu, e ndërsa dy baladat e bukura me tituj "Dashnia fiton" e para dhe e dyta me titull " Të pres" të dyja kanë ardhur në duet me Salim Arifi.
Baladat janë punuar nga Rraman Kryeziu
njëra e tjetra nga Nysret Asani dhe Pleo Gashi.

Këto këngë interpretuar mjaft bukur nga këngëtarja pejane po priten mjaft mirë, ndërsa Edita vazhdon të jetë mjaft e kërkuar nëpër koncerte dhe gëzime familjare e premton që edhe në këtë vit të sjellë të tjetra projekte shumë interesante muzikore.BS