Herë pas here Rudina Dembacaj i kthehet kujtimeve të vjetra me babain e saj të ndjerë. Edhe pse në rrjetet sociale ka zgjedhur të ndajë gjithmonë vetëm momente gazmore, malli për të atin e ka trazuar shpeshherë.
Dhe në të tilla momente ka ndarë gjithmonë një kujtim apo dedikim për të.
Së fundmi ajo ka ripublikuar një foto të 7 viteve më parë ku shfaqet mjaft e qeshur krah të atit dhe ka shtuar se i mungon.
Rudina ka pohuar se ka pasur një marrëdhënie shumë të veçantë me të atin e se humbja e tij ka qenë një nga momentet më të vështira.
Ajo është shprehur më herët se i mungon i ati në çdo frymëmarrje.