Monika e revoltuar akuzon rëndë banorët e BBV

Mediale Vip

Monika e revoltuar akuzon rëndë banorët e BBV

Më: 8 janar 2022 Në ora: 21:53
Monika Lubonja

Reality show më i ndjekur i momentit “Big Brother VIP Albania” tashmë ka arritur në një pikë të nxëhte të tijën, ku banorët po e njohin njeri-tjetrin më shumë se kurrë, janë përfshirë shumë emocionalisht dhe të gjithë i kanë të qarta objektivat e tyre.

Tashmë, pas një numri të madh ditësh që kanë kaluar brenda shtëpisë më të famshme të momentit, Monika ka komentuar situatën dhe gjendjen momentale në garë gjatë një bisede në oborr me Arjolën dhe Arbrin.

Ajo ka bërë një deklaratë të fortë dhe ka akuzuar rëndë një pjesë të banorëve, duke thënë se shumë prej tyre kanë arritur të lëndojnë të tjerët vetëm për lojë.

Ajo ka komentuar gjithashtu edhe agravimet e ndryshme të debateve, ku “qorton” ata që ngrenë zërin në debate dhe nuk i kontrollojnë fjalët e tyre, vetëm për t’i qëndruar deri në fund lojës së tyre.

“Në këtë format unë kam parë njerëz që lëndojnë, njerëz që nuk dinë ti vënë fre gojës vetëm për hir të lojës, nuk është aspak e bukur të ulëritet orë e minutë” – ka thënë Monika gjatë diskutimeve.

Ndërkohë, nuk e dimë nëse aktorja e njohur i referohet specifikisht ndonjë banori, apo e kishte deklaratën e saj për disa prej tyre.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat