Djali i këngëtares së njohur irlandeze Sinead O’Connor ka ndërruar jetë, duket, si pasojë e vetëvrasjes. Ai ishte vetëm 17 vjeç. E dërrmuar nga dhimbja, Sinead kërcënoi të padisë spitalin që la të dilte djalin e saj adoleshent, i cili kishte tentuar dhe më parë të vetëvritej.
Këngëtarja e njohur e viteve 1990-të tha se spitali në Dublin, refuzon të marrë përgjegjësi për largimin e të birit Shane.
Duke i bërë homazh të birit ajo shkruante: “Djali im i mrekullueshëm, Nevi’im Nesta, Ali Shane O’Connor, vendosi t’i japë fund përpjekjes këtu në tokë dhe tashmë është me Zotin”,.
“Ai u prehtë në paqe dhe askush mos ndjektë shembullin e tij, fëmija im, të dua shumë, qofsh në paqe”.
Policia kishte bërë më parë apel për adoleshentin e zhdukur që prej të enjtes.
E ëma kishte drejtuar publikisht thirrje që ai të kthehej në shtëpi, duke i thënë:
“Shane, jeta jote është kaq e çmuar. Zoti nuk ta gdhendi kot atë buzëqeshje të mrekullueshme në fytyrë. Të lutem mos e lëndo veten. Shko te policët që të të shoqërojnë në spital”!